Lajme

Kë ndiqte Thaqi e që nuk e ndjekë Kurti në rrjete sociale

Autori: Ermirë Berisha 15:55 | 05 July 2022

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi, duket se ka qenë ndjekës i rregullt i shumë aleatëve ndërkombëtarë me të cilët e ka ruajtur një miqësi, por jo të njëjtën gjë e bënë edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta inFokus.

Disa nga figurat kryesore të cilët i ka ndjekur presidenti Thaqi në faqen e tij zyrtare në Instagram janë, ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Për dallim nga Thaqi, kryeministri Kurti nuk i ndjekë asnjërin nga këto personalitete në asnjërën nga rrjetet sociale.

-Advertisement-

Ndryshe, Albin Kurti aktualisht është ndjekës vetëm i gruas së tij Rita Augestad Knudsen dhe Lëvizjes Vetëvendosje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera