Lajme

KE: Gjuha nxitëse në Serbi sikur në vitet ‘90

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 16 May 2017

Autoritetet në Serbi duhet të pranojnë gjenocidin në Srebrenicë, të çrrënjosin racizmin te tifozët e futbollit dhe të rrisin vëmendjen te dhuna kundër popullatës rome dhe komunitetit homoseksual, thuhet në raportin e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Jotolerancës, të publikuar sot, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Komisioni, i cili është themeluar nga Këshilli i Evropës, thekson se që nga raporti i fundit në vitin 2010, Serbia ka bërë përparim të konsiderueshëm në shumë fusha, porse mbetet shumë për t’u bërë në fushën e gjuhës së urrejtjes dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

“Politikanët dhe mediat përdorin gjuhë nxitëse, pezhorative dhe nacionaliste, ndërsa tensionet në rajon janë rritur dukshëm. Diskursi publik kujton situatën në prag të luftërave të viteve ‘90”, thanë ekspertë të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Jotolerancës, duke shtuar se gjuha e tillë shrihet gjithnjë e më shumë përmes internetit, por edhe përmes grupeve huligane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera