Ke frikë nga errësira? Çfarë është niktofobia dhe si ta menaxhosh
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 29 December 2021
Ndoshta kur ishe fëmijë kishe frikë nga errësira, por që kjo frikë u zhduk në momentin që u rrite. Të paktën me mua ka ndodhur kështu. Mirëpo, shumë persona përjetojnë ankth dhe panik edhe kur janë të rritur, në prani të errësirës në një dhomë apo në një ambient të hapur. Kjo formë e frikës nga errësira quhet Niktofobi dhe mundet që ndonjëherë të prekë aktivitetin e përditshëm të disa personave, duke i bërë që të mos frekuentojnë disa vende, apo aktivitete për të shmangur ekspozimin në errësirë.
Personat që vuajnë nga niktofobia përjetojnë ankth, panik, apo edhe depresion në kushtet e ekspozimit në errësirë. Besohej që kjo formë frike reduktohej teksa një person rritej, por fakti që ende përjetohet nga të rriturit, e hedh poshtë këtë besim.
Ndërkohë që në fëmijëri një frikë e tillë konsiderohet si normale, si pjesë e zhvillimit të fëmijëve, kjo gjë shndërrohet në problem nëse vazhdon në moshën e rritur. Faktorët që ndikojnë në theksimin e niktofobisë tek të rriturit janë prindërit që mund të vuajnë nga ankthi apo fobi të tjera, prindërit shumë protektiv (mbrojtës) ndaj fëmijëve, ose ekspozimi në ngjarje stresuese ose traumatike.
Si t’ia dalësh me niktofobinë?
Sikurse çdo frikë tjetër që nuk kërkon ndonjë trajtim specifik deri në momentin që nuk e prek aktivitetin e përditshëm, njësoj funksionon edhe me niktofobinë. Ajo mund të shndërrohet në një problem, kur krijon vështirësi për të fjetur gjumë, kur zhvilloni probleme me gjumin (si insomnia), apo kur filloni të shmangni shumë aktivitete për shkak të frikës. Sigurisht që në këto raste duhet të kërkoni ndihmën e një specialisti të shëndetit mendor.
Trajtime të tjera që mund të përdorni përfshijnë:
Terapia e ekspozimit: Kjo formë e terapisë realizohet nëpërmjet ekspozimit në errësirë, deri në atë nivel saqë të mos ju shkaktojë më panic ose ankth. Terapia e ekspozimit ka të bëjë me përballjen me frikën në intensitete të ndryshme, derisa ajo të zhduket.
Terapia konjitivo – biheviorale: Kjo formë terapie ju ndihmon të identifikoni burimin e ndjenjave tuaja dhe të zëvendësoni mendimet negative me mendime pozitive. Me këtë formë terapie, arrihet të kuptohet se të qëndruarit në errësirë jo gjithmonë prodhon mendime negative. Gjithsesi, terapia konjitivo – biheviorale nuk përdoret shumë për trajtimin e fobive.
Ushtrimet relaksuese. Ushtrimet relaksuese përfshijnë edhe frymëmarrjet e thella, ndërsa ekspozohemi me frikën. Kët lloj ushtrimet të ndihmojnë të menaxhosh mënyrën se si përgjigjesh ndaj frikës nga errësira, apo ndaj frikërave të ndryshme.
Të tjera
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...