Fokus

Kë e përkrah Xhabir Zharku në PDK? (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 24 May 2019

Dilemat se a do ti kthehet politikë ose jo Xhabir Zharku, ai i sqaron personalisht në një intervistë ekskluzive për Gazetën inFokus.

Por, aktualisht thotë se nuk është pjesë e asnjë strukture politike.

“Nuk jam pjesë aktive e Partisë Demokratike të Kosovës, përkrahi PDK-në por nuk jam pjesë aktive të saj. Nuk jam pjesë e strukturave”, thotë Zharku, për Gazetën inFokus.

Megjithatë, në zgjedhjet e brendshme që po zhvillohen brenda kësaj partie, ai ka përkrahur Azem Gurin për kryetar të degës së PDK-së në komunën e Kaçanikut.

“Unë nuk kam qenë në garë. Kam përkrahur zotin Azem Guri, i cili ka kërku përkrahjen time po r nuk kam qenë pjesë aktive e garës, as nuk kam qenë kandidat në asnjë strukturë për të garu në Partinë demokratike. Po natyrisht se ata që kanë kërtku përkrahjen time atyre ju kam dhanë mbështetje”, ka bërë të ditur Zharku.

Ish kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, pavarësisht ikjes nga Kosova për të mos vuajtur dënimin me burg, duket se ka mbajtur lidhje të mira nga Suedia me zyrtarët e partisë së tij politike.

Ai në një intervistë ekskluzive për gazetën inFokus tregon se ruan raporte të mira shoqërore me kreun aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin dhe takohet me të kohë pas kohe, sikur edhe m zyrtarët tjerë të kësaj partie.

“Kemi raporte të mira, raporte shoqërore. Nuk mund të them se kemi ndonjë raport të keq. Takohemi në mundësitë që na jepen, në angazhime të ndryshme”, thotë Zharku për gazetën inFokus.

Ai vlerëson pozitivisht punën e Veselit në PDK ashtu sikur edhe të Hashim Thaçit sa ishte në krye të kësaj partie.

Se cili është lider më i mirë i partisë, për Zharkun është e vështirë ti ndajë./Gazeta inFokus/

Lexo edhe : Çfarë thotë Xhabir Zharku për Kadri Veselin e Hashim Thaçin? (Video)

Të tjera