Lajme

Kë dyshohet se e zhduku “Molla e Kuqe”?

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 24 May 2019

Remzi Shala që gjatë luftës mbajti nofkën “Molla e Kuqe” akuzohej se kishte lidhje me vrasjen e Haxhi Përteshit në qershorin e vitit 1998.

Së paku kështu ka dëshmuar Agron Përteshi, djali i të ndjerit, në gjykimin e Remzi Shalës më 2017, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Përteshit,  ai së bashku me pjesëtar të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin marrë babain e tij i cili më pas ishte gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.

-Advertisement-

Agron Përteshi tregoi se para se të ndodhte arrestimi i babait të tij, ai ka qenë në qendër te fshatit bashkë me disa fshatarë të tjerë duke biseduar.

“Pas disa minutave ka ardhur njëri nga ajo lagje dhe na ka thënë: “Ikni se UÇK-ja, pasi që ne nuk kishim të drejtë të dalim në qendrën e fshatit pas orës 21:00, përveç rojës së fshatit. Vrapova në shtëpi dhe hyra bashkë me Isuf Qatanin. Deri sa isha në oborr për të parë se nga po shkon ai grup, ata u drejtuan për në shtëpinë tonë dhe e thirrën emrin e babait. E hapa derën e oborrit, njëri më pyeti: ‘A e ke babën aty?’. I thash: po. Ai më kapi dorën dhe vazhduam te dera hyrëse e shtëpisë”, tregoi dëshmitari.

Dëshmitari Përteshi, tregoi se personi që e arrestoi babain e tij ishte “Molla e Kuqe”.

“Po, personi ishte më pseudonim “Molla e Kuqe”. Atë e kam njohur edhe ditë më parë. E thirra babanë dhe ai e pyeti: “A je ti Haxhia?”. Më pas biseduan 2-3 minuta lirshëm dhe “Molla e Kuqe” i tha babait a mundesh me ardhë me neve për një bisedë më të gjatë”, tha Agroni.

Prokuroria Speciale më 19 tetor 2016 ngriti aktakuzë ndaj Remzi Shalës për krime lufte ndaj popullatës civile.

Por ky i fundit i kishte mohuar të gjitha akuzat.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të merrej  me 9 janar të 2019-tës por “Molla e Kuqe” iku nga Kosova pas thirrjes për intervistim nga Gjykata Speciale./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera