KDI: Të rikthehet votimi elektronik në Kuvend dhe të bëhen publike votat e deputetëve

Autori: Gazeta inFokus
13:30 | 22 February 2023
Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar rikthimin e votimit elektronik në Kuvendin e Kosovës dhe bërjen publike të votave të deputetëve gjatë seancave.
KDI-ja vlerëson se mungesa e votimit elektronik po e cenon funksionimin transparent dhe llogaridhënien e kuvendit.
“Është bërë më shumë se një vit qëkur procesi i votimit në seancat e Kuvendit të Kosovës i është rikthyer praktikës së votimit me ngritje të dorës, si rezultat i dështimit të procedurave tenderuese për t’a rifunksionalizuar votimin elektronik”.
“KDI vlerëson që mungesa e votimit elektronik po e cenon funksionimin transparent por edhe llogaridhënien e Kuvendit. Kështu, vullneti i përfaqësuesve të qytetarëve, i shprehur nëpërmjet votimit individual mbetet i panjohur për qytetarët, meqë Kuvendi nuk po e publikon informatën se si secili deputet ka votuar lidhur me pikat e rendit të ditës, ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Sipas Nenit 61, paragrafi 9 të Rregullores, “Publikimi i votimit me dorë bëhet publike brenda dy (2) ditë pune pas përfundimit të votimit në seancë plenare.” thuhet në kumtesën e tyre për media.
Ky institut ka kërkuar që në një afat sa më të shpejtë të rikthejë votimin elektronik.
“Në mënyrë që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit dhe e deputetëve individualisht, KDI kërkon nga Kuvendi, që në një afat sa më të shpejtë të mundshëm t’a rikthejë votimin elektronik. Në ndërkohë, Kuvendi përveç publikimit të votave kumulative, duhet të bëjë të qasshme për publikun rezultatet e votimit me dorë për secilin deputet individualisht në seancat e Kuvendit”.

Të tjera
-
Mbërrijnë në gjykatë policët që dyshohet se e vranë 27-vjeçarin Agon Zejnullahu
Një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit...
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...