Lajme

KDI: Të ndalen ndërhyrjet e pushtetit në punët e drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 20 April 2023

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Kurti dhe partinë në pushtet në lidhje me sistemin prokurorial, veçanërisht prokurorin Blerim Isufaj.

Sipas KDI-së, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja Artane Rizvanolli, kanë akuzuar Prokurorinë Speciale për ndjekje selektive të rasteve të korrupsionit.

“Deklarimet sistematike të zyrtarëve më të lartë qeveritar përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën, pavarësinë dhe integritetin e prokurorisë. Ndërhyrjet si këto bien ndesh me zotimet e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Sipas KDI-së, është absurde që në njërën anë të kërkohet intensifikim i luftës kundër korrupsionit, e në anën tjetër, të sulmohet Prokuroria kur e njëjta ndjek penalisht afera korruptive ku potencialisht janë të përfshirë zyrtarë të emëruar apo që kanë lidhje me pushtetin.

“Atakimi i prokurorisë dhe mbrojtja e individëve partiak që po hetohen për raste të korrupsionit është bërë edhe nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Shfrytëzimi i foltores së Kuvendit për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë, e në veçanti duke shënjestruar udhëheqës të sistemit prokurorial, është i papranueshëm dhe duhet të ndërpritet menjëherë. Ndërhyrjet dhe sulmet mbi punën e institucioneve të drejtësisë nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit, si dhe minojnë besimin dhe pritshmëritë e publikut për sundim të ligjit”, thuhet tutje në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera