KDI: SHSKUK bleu maska e dorëza me çmime të larta, dëmtoi buxhetin e saj për rreth 42 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 31 January 2022
Instituti Demokratik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës përmes procedurës emergjente ka dëmtuar buxhetin e saj për rreth 42 mijë euro.
Sipas MSH’së, më 15 dhjetor të vitit të kaluar ky institucion ka nënshkruar një kontratë me kompaninë Madekos për furnizim me maska kirurgjikale dhe dorëza. Çmimi i kontratës është 150,035 euro me një kohëzgjatje prej 3 muajsh.
Andaj sipas KDI’së, SHSKUK ka pranuar çmime më të larta se ofertat e pranuar nga e njëjta kompani për maska kirurgjikale. Madekos ka ofertuar 0.03 euro në tenderin e hapur, ndërsa në tenderin me procedurë të negociuar, 0.04 euro.
“SHSKUK ka ftuar vetëm edhe një kompani tjetër për të ofertuar në procedurën e negociuar, por e cila ka dhënë një çmim më të lartë. Si rezultat i kufizimit të konkurrencës, SHSKUK ka pranuar çmime më të larta. Gjithashtu nuk ka ndonjë dëshmi se SHSKUK ka tentuar që të negociojë për të ulur çmimin. Përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, nënkupton që autoriteti kontraktues duhet të tentojë që të negociojë dhe të ulë çmimin”, thuhet nga KDI.
Njoftimi i plotë:
Më 15 dhjetor 2021, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK) nënshkroi një kontratë me kompaninë Madekos për furnizim me maska kirurgjikale dhe dorëza. Çmimi i kontratës është 150,035 euro me një kohëzgjatje prej 3 muajsh. SHSKUK përdori procedurën e negociuar për shkak se tenderi i hapur për të njëjtat produkte është me ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Mirëpo SHKSUK nuk ka ftuar të gjithë operatorët që kanë ofertuar në tenderin e hapur që të ofertojnë edhe në tenderin me negocim. SHSKUK ka pranuar çmime më të larta se ofertat e pranuar nga e njëjta kompani për maska kirurgjikale. Madekos ka ofertuar 0.03 euro në tenderin e hapur, ndërsa në tenderin me procedurë të negociuar, 0.04 euro.
Krahasimi i çmimeve në tenderin e negociuar dhe atë të hapur

SHSKUK ka ftuar vetëm edhe një kompani tjetër për të ofertuar në procedurën e negociuar, por e cila ka dhënë një çmim më të lartë. Si rezultat i kufizimit të konkurrencës, SHSKUK ka pranuar çmime më të larta. Gjithashtu nuk ka ndonjë dëshmi se SHSKUK ka tentuar që të negociojë për të ulur çmimin. Përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, nënkupton që autoriteti kontraktues duhet të tentojë që të negociojë dhe të ulë çmimin. SHSKUK është dashur të ftojë të gjithë OE që kanë ofertuar në tenderin e hapur në mënyrë që të marrë çmime më të lira. Një nga parimet bazë të prokurimit është konkurrenca dhe është vërtetuar se kur rritet niveli i konkurrencës ka mundësi më të mëdha që të ketë çmime më të ulëta.
Një nga OE që ka marrë pjesë në tenderin e hapur, Ardi Sh.P.K është ankuar me pretendimin se nuk është ftuar që të marrë pjesë në tenderin e negociuar dhe se do të mund që këto produkte ti ofertonte me çmim prej 90,000 euro, pra rreth 60,000 më lirë se çmimi i kontratës. Nëse kontrata do të llogaritej me çmimet e ofertuara në tenderin e hapur atëherë SHSKUK do të paguante rreth 108,000 euro. Një vendim i paanalizuar mirë, që të përdoret procedura e negociuar dhe të ftohen vetëm dy OE ka bërë që SHSKUK të dëmtojë buxhetin e saj për rreth 42,000 euro.


T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...





























