KDI: Qeveria përmes koeficientit cenon pavarësinë e gjyqësorit

Autori: Gazeta inFokus
14:40 | 01 February 2023
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas miratimit të koeficientit për pagat në sektorin publik.
KDI vlerëson se kjo vlerë e koeficientit prej 105 euro nuk përshtatet me pritshmëritë dhe kërkesat e punëtoreve të sektorit publik.
Sipas tij, kjo vlerë e zhvlerëson pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit, duke iu ulur pagat për rreth 25%.
“Kështu një Gjyqtar i Gjykatës Themelore do të paguhet 1200 euro nderkohë që paga e tij/saj bazë ishte 1600 euro në muaj”, thuhet në deklaratën e KDI-së, e cila thotë se ulja e pagave aktuale e sektorit publik është antikushtetues.
“Ulja e pagave aktuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nga Qeveria po arsyetohet si arritje e “barazisë” së pagave në sektorin publik është kundër kushtetuese dhe në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rasti nr. KO 219/19. Ulja e pagave është me kundërshtim edhe me Ligjin për Gjykatat, i cili qartazi përcaktohen se pagat e gjyqtarëve nuk mund të zvogëlohen gjatë mandatit për të cilin ata janë emëruar, përveç në rastet kur vendosen sanksione disiplinore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës”, deklarohet në komunikatën për media të KDI-së.
Meqenëse, Kosova këtë vit ka miratuar buxhetin më të madh ndonjëherë, në vlerën prej rreth 3,2 miliardë euro, ulja e pagave në sistemin e drejtësisë “cenon parimin e ndarjes të pushteteve dhe është ndërhyrje direkte në pavarësinë e pushtetit gjyqësor”.

Të tjera
-
Tërnava: Në islam vrạsja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Baj...
-
Përgatiten dhurata për fëmijët e vegjël që janë pjesë e faljes se Bajramit
U përgatiten dhurata për fëmijët e vegjël që ishin pjesë e faljes së namazit ...
-
Në Xhaminë e Fshatit në Burojë hoxha nis ligjeratën me lutje për ish-krerët e UÇK-së
Në Xhaminë e Fshatit në Burojë falja e Fitër Bajramit nisi me rikujtimin ...
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë
Besimtarët myslimanë në botë dhe Shqipëri kremtojnë festën e Fitër Bajramit. ...
-
Kurti uron Fitër Bajramin: Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti
Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë...
-
Osmani: Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar festën e Fitër Bajramit p...
-
Konjufca uron Fitër Bajramin: Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët ...
-
Besimtarët muslimanë sot festojnë Fitër Bajramin
Sot, besimtarët muslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajrami...
-
Mot dhe shi, parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë parashihet të kemi mot me vranësira dhe reshje të herëpashershm...
-
Sot është kthyer ora
Sot pas mesnate akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara, në atë që njihet si...
-
Falet namazi i Fitër Bajramit
Është falur namazi i Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pej...
-
Rama uron Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për fest...