Lajme

KDI: Partitë politike të konstituojnë sa më shpejt Kuvendin

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 15 August 2017

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet karshi konstitutimit të Legjislaturës së VI-të të Kuvendit, që edhe kësaj radhe po zvarritet si proces.

Deputetët e zgjedhur sipas këtij Instituti, kanë për detyrë dhe obligim kushtetues që të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve në institucionet shtetërore, e që si parakusht kanë krijimin e këtyre institucioneve.

“Mospjesëmarrja e deputetëve në seancën konstituive është ikje nga përfaqësimi i qytetarëve, prandaj i ftojmë të gjithë deputetët që të marrin pjesë në seancë dhe të tregohen konstruktiv në raport me përgjegjësit që kanë. Ndërsa, kur të thirren takimet konsultative, të respektohen ato për t’i dhënë mundësi dialogut ndërpartiak”, vlerëson KDI.

-Advertisement-

Ata i kanë ftuar partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, që të lëvizin nga pozicionet e tyre të ngurta dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe më pastaj formimit të Qeverisë. “KDI gjithashtu iu bënë thirrje të zgjedhurve të qytetarëve që të respektojnë institucionin e Kuvendit dhe mandatin e deputetit, të mos përdorin gjuhë denigruese dhe akuza të ndërsjella që dëmtojnë imazhin e institucionit të Kuvendit”, thuhet në thirrjen e KDI-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera