Lajme

KDI: Palët të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 29 May 2020

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar rrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

KDI konsideron që vendimi i Gjykatës lidhur me dekretin e Presidentit ka sqaruar disa prej dispozitave dhe parimeve më të ndjeshme që ndërlidhen me formimin e qeverisë, duke evituar situata të bllokimit edhe në të ardhmen.

KDI ju bën thirrje të gjitha subjekteve politike dhe institucioneve të vendit që të respektojnë në plotni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si institucioni vetëm që ka përgjegjësinë për interpretimin e Kushtetutës, dhe i cili është obligativ për të gjitha institucionet në Kosovë.

-Advertisement-

“Është në përgjegjësinë e të gjitha palëve të përmbahen nga gjuha dhe veprimet jodemokratike, duke siguruar tranzicion të qetë të pushtetit, i cili është qenësor për të ruajtur funksionimin e shtetit. KDI rikujton se vendi ndodhet para proceseve të rëndësishme politike dhe sfidave ekonomike, që kërkojnë konsensus dhe funksionalitet të plotë të institucioneve. KDI përkrahë të drejtën e qytetarëve për të shprehur mospajtimet e tyre nëpërmjet protestës, për sa ato janë demokratike dhe nuk prodhojnë tensione të cilat do të mund të dëmtonin të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatën e KDI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera