KDI: Nga sot qytetarët mund të raportojnë degradimin mjedisor online
Autori: Gazeta inFokus
16:06 | 14 Shkurt 2024
Sot, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me dymbëdhjetë organizata partnere lansoi platformën digjitale që promovon aktivizmin e gjelbër në komunitet, www.kdi-green.org. Me lansimin e kësaj web-platforme, të gjithë qytetarët e vendit nga sot do të kenë një mjet shtesë në dispozicion për të shpërfaqur dhe raportuar rastet e degradimit të mjedisit në lagjet e tyre dhe në hapësirat publike ku ata gravitojnë.
Ndërsa institucionet lokale e qendrore do t’a kenë një hartë të problemeve mjedisore, ku janë të vizuelizuara rastet e ndotjes së ajrit, tokës, lumenjve, deponitë ilegale, shkatërrimi i pyjeve, betonizimi i hapësirës së gjelbër – të gjitha të raportuara në kohë reale.
Si një instrument që do të nxisë komunikimin e qytetarëve me komunat, platforma përveç që do të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të qenë aktiv në luftimin e degradimit mjedisor do të shërbejë edhe si katalizator i zgjidhjes së këtyre problemeve nga institucionet lokale dhe qendrore.
“Gjatë muajve të fundit, KDI në bashkëpunim me 12 organizata lokale përmes vizitave në terren kanë identifikuar dhe dokumentuar dhjetëra zona natyrore të degraduara si pasojë e hedhjes së paligjshme të mbeturinave e mbetjeve inerte, shpyllëzimit të pakontrolluar e derdhjes së ujërave të zeza dhe kimikateve në lumenj e liqene në dymbëdhjetë komuna të Kosovës. Gjatë këtyre vizitave u grumbulluan fakte që dëshmojnë për nivel alarmant të ndotjeve mjedisore dhe u dëgjuan rrëfime të qytetarëve që jetojnë afër mbi efektin e këtyre ndotjeve në jetën e tyre të përditshme. Vizita si kjo, por edhe ndotje tjera që po ndodhin gjithandej Kosovës ngrisin nevojën për intervenim urgjent nga institucionet në mënyrë që të evitohet rreziku publik nga këto degradime“, theksoi Ardian Muçaj nga KDI.
Për më tepër, Kosova në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të integrimit në Bashkimin Evropian, përmes nënshkrimit të Deklaratës së Sofies është zotuar për përmbushjen e Agjendës së Gjelbër 2030 e cila kërkon që vendi të përafrojë politikat e saj drejt tranzicionit të gjelbër, politikave të qëndrueshme mjedisore, klimatike e të energjisë në mënyre që të rritet mirëqenia e qytetarëve dhe të mbrohet mjedisi.
Valon Raka nga OJQ mjedisore „Gjethi“ theksoi se “ky projekt po n’a mundëson që t’i qasemi ndotjeve në mënyrë më analitike, t’i dokumentojmë ato dhe t’u japim zë komuniteteve që po preken çdo ditë nga efektet, shpesh edhe “të panjohura” të ndotjeve”. Ai poashtu përmendi incidencën e statistikat shëndetësore që po shkaktohen nga ndotja e lumit dhe ndotja e ajrit në zonën e Kaçanikut ku ai vepron.
Ndërsa, Gentiana Zeqiri nga OJQ “Iniciativa Qytetare Skenderaj“, duke iu referuar vizitave në terren për të parë degradimet mjedisore të shkaktuara nga faktori njeri dhe fatkeqësitë natyrore, siç ishin vërshimet e janarit të vitit 2023, vendosi theksin në dëmtimin e shtratit të lumit Klina dhe në deponinë e mbetjeve inerte afër fushës ndihmëse KF Drenica. Lidhur me këto probleme, Gentiana tha që kanë filluar të punojnë me zyrtarët komunalë në mënyrë që ato të adresohen.
Në fund, Antoneta Zhjeqi nga “Qendra për Politika dhe Avokim“ u fokusua në problemet mjedisore me të cilat ballafaqohet kryeqyteti, duke vënë theksin në zhvillimin e hovshëm të qytetit dhe në menaxhimin jo të mirë të mbeturinave, apo ngecjeve në planifikimin urban si faktorët kyç që i kontribuojnë ndotjes. Vizitat në terren mundësuan identifikimin e deponive ilegale në Shkabaj dhe në Kodrën e Trimave, të cilat strehojnë mbetje toksike me efekt negativ në shëndetin e banorëve përreth.
Zhvillimi i platformës u realizua në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar me mbështetje të UNDEF./RTK/

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...




























