Lajme

KDI: Në të gjitha komunat ka pasur votim me dokumenta të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 19 May 2019

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, një nga parregullsitë e procesit zgjedhor është edhe votimi me dokumente të Serbisë. Kjo wshtw konfirmuar edhe nga ana e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Një gjë të tillë e thotë edhe Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës. Sipas saj, një fenomen i tillë është vërejtur në katër komunat pa dallim.

 

-Advertisement-

 

“E pranoi se ne të gjitha komunat është vërejtur që ka pasur votim të qytetarëve me dokumenta të Serbisë. Në mëngjes ky fenomen ka qenë më i theksuar dhe janë lejuar por më vonë një gjë e tillë është ndërprerë. Ka pasur mos qartësi edhe në mesin e vetë komisionarëve deri në ora 12:00 rreth kësaj çështjeje prandaj disa kanë lejuar dhe disa jo”, thotë ajo.

Megjithatë, ajo nuk ka përmendur shifra sa të tillë kanë votuar.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, janë 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime. Kurse, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera