Lajme

KDI me skenar për “vazhdimin” apo “pezullimin” e taksës 100%

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 26 February 2019

Instituti Demokratik i Kosovës prezantoi hulumtimin “Taksa 100%, vazhdim apo pezullim”, me ç’rast u prezantuan dy skenare të mundshme.

Sipas të parit u tha se nëse taksa nuk pezullohet atëherë kjo direkt do të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi.

Eugen Cakolli nga KDI deklaroi se ndikimi i taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina më së shumti ka ndidkuar në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Përmes saj, sipas tij, Kosova ka shënuar progres në mosdëmtimin e vendit në aspektin financiar nga Serbia, ka efekte pozitive në shtrirjen e sovranitietit të shtetit dhe mundësinë e konsumimit të prodhimeve vendore.

Ndërsa si efekt negativ është lëkundja e shteteve mike që kanë ndërruar qëndrim karshi Kosovës, polarizimi i rolit të presidnetiti e qeverisë dhe koalicionit qeverisës dhe rritja e kontrabandës.

Sa i përket skenarit të dytë, Jeta Krasniqi tha se po që se hiqet taksa do t’i hapej rrugë dialogut dhe Kosova do të ketë mundësinë që të vëjë kushte po që se tentohet të dëmtohet interesi i vendit. Si ndikim negativ nga ajo u tha se është mosuniteti politik në vend.

Ajo shtoi se me pezullimin e taksës Kosova mund të kthejë raportet e mira me vendet ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera