KDI: Kuvendi të fillojë me mbajtjen e seancave, 7 marrëveshje ndërkombëtare presin për ratifikim
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 13 October 2018
Ka kaluar kohë prej se Kuvendi i Kosovës po përballet me mungesë të kuorumit, që si rezultat ka sjellë mosmbajtje të seancave plenare ku duhej të miratoheshin projekligjet e caktuara në rend dite.
Mos mbajtja e asnjë seance për gati një muaj vetëm sa i grumbulloi më shumë projektligjet dhe çështjet e tjera, të cilat Kuvendi i ka në agjendë për shqyrtim.
Dy muajt e fundit të sesionit pranveror, Kuvendi ka qenë tërësisht jofunksional si pasojë e problemeve me sigurimin e kuorumit të nevojshëm për votim të ligjeve. Si shkak i dështimit të mbajtjes së seancave ishte edhe caktimi i orarit në kohën kur komisionet kanë paralajmëruar mbajtje të takimeve të tyre.
Kështu thotë duke u përgjigjur për lajmi.net, Monitoruesja e Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Agnesa Haxhiu.
“Për mungesë kuorumi, pesë seanca kanë mbetur të papërfunduara që nga muaji Qershor e ku ishte paraparë miratimi final i disa projektligjeve dhe raporteve vjetore të institucioneve të pavarura të cilat nuk kanë arritur që të hedhen në votim për shkak të mungesës së kuorumit”, tha ajo.
Haxhiu tregon se për sesionin vjeshtor Kuvendi deri më tani i ka gjithsej 70 projektligje në procedurë të shqyrtimit nga mbi 100 sa ishin në fillim të vitit. Sipas saj ky numër mund të rritet nga Qeveria përmes projektligjeve tjera që pritet të procedohen në Kuvend deri në fund të vitit.
Prej këtyre 70 projektligjeve, 9 janë gjithsej që ende nuk janë shqyrtuar nga komisionet përkatëse, ndërsa 61 projektligjet tjera janë mes shqyrtimit të parë dhe të dytë.
Haxhiu sqaron se 7 nga këto projektligje janë ratifikim i marrëveshjeve ndërkombëtare, shumica prej tyre me karakter financiar që për miratim i duhen 2/3 e votave të deputetëve.
“Përmbushja e kësaj agjende do të jetë shumë sfidë për Kuvendin në qoftë se do të vazhdoj të jetë në këtë nivel performanca e punës së Kuvendit”, tha ajo.
Haxhiu i bëri thirrje Kryesisë së Kuvendit ta kthejë praktikën e mbajtjes së seancave në ditën e enjte eventualisht në të premten, siç parashihet me Rregulloren e Punës, në mënyrë që t’u ipet hapësirë komisioneve parlamentare për t’i mbajtur takimet ditëve te tjera.
“Kështu do të zvogëlohej mundësia e dështimit qoftë të seancave ose të mbledhjeve të komisioneve dhe të grumbullimit të çështjeve që duhet të shqyrtohen”, tha ajo për lajmi.net.
Lidhur me këtë, nga partitë në koalicion bëhet thirrje që mos të bllokohet puna e Kuvendit, e në veçanti kur bëhet fjalë për miratim të projektligjeve të tilla, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.
Rasim Selmanaj, deputet nga Aleanca për Ardhmëri të Kosovës tha për lajmi.net se ky bojkot i Kuvendit është për çdo kritikë, sidomos kur janë në pyetje projektligje të tilla.
“Gjithë deputetët që morën besimin e qytetarëve kur kërkonin vota për postin e deputetit e kanë obligim ndaj ligjeve që u përgjigjen qytetarëve. Aspak nuk është korrekte bllokimi i projektligjeve që kanë karakter financiar, ose marrëveshjet ndërkombëtare që janë të domosdoshme për vendin tonë”, tha Selmanaj.
Naser Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se si opozitë ata i mbështesin ligjet me shumicë të kualifikuar që kalojnë vetëm me 2/3 e votave, duke shtuar se janë të vetëdijshëm që pozita nuk i ka votat. E duke u nisur nga kjo, ai i bëri thirrje Qeverisë të “lëshojnë rrugë” për qeverisje të re.
“Nëse ju kujtohet opozita e ka thirr një seancë, seancën e fundit ku me 2/3 e votave kaluan marrëveshjet që ishin në procedurë. Por disa marrëveshje nuk kanë arritë të përfundohen, siç është marrëveshja me Dukën e Luksemburgut, dhe disa të tjera që faktikisht janë marrëveshje financiare në interesa të Kosovës. Ne si opozitë i përkrahin marrëveshjet, por çështja është se pozita duhet t’i sigurojë votat për kalimin e projektligjeve të tjera sepse ata e kanë përgjegjësi e institucioneve, e të njëjtën kohë e kanë përgjegjësi t’i sigurojnë edhe votat. Nuk funksionon shteti vetëm me votën e opozitës”, tha ai për lajmi.net.
Vlen të theksohet se janë edhe 53 projektligje të parapara nga Qeveria për t’u dërguar në Kuvend, por që nuk janë prezantuar ende.
Ndërsa sot Kryesia e Kuvendit vendosi për mbajtjen e mbledhjen së radhës, e cila do të mbahet të hënën prej orës 09:00.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...