KDI: Deputetët të mobilizohen për mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 28 August 2018
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur mbështetjen për nismën e ndërmarrë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka ftuar të gjitha partitë e të mobilizohen për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për mbajtjen e kësaj seance.
KDI ka bërë thirrje të vazhdueshme drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të ftuar seancë të jashtëzakonshme, me 28 maj dhe 17 korrik të këtij viti, duke kërkuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës të jetë epiqendra e diskutimeve rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe Presidenti t’i raportojë Kuvendit.
KDI përmes komunikatës ka thënë se kjo seancë duhet të mbahet për shkak se faza e fundit e dialogut ka filluar pa strategji shtetërore.
“Republika e Kosovës ka hyrë në fazën finale të dialogut pa një strategji shtetërore të aprovuar në Kuvendin e saj, pa përcaktuar temat e diskutimit, vijat e kuqe, afatet kohore, pritshmëritë e palës kosovare në këtë proces dhe pa legjitimuar me anë të një rezolute ekipin udhëheqës të Kosovës në këto bisedime.
Faza përmbyllëse e dialogut Kosovë-Serbi është duke vazhduar me mungesë të theksuar të transparencës, pa koordinim të spektrit politik, pa koordinim të institucioneve të vendit dhe me veprime të njëanshme të Presidentit” thuhet në komunikatën e KDI.
Gjithashtu KDI u ka bërë thirrje institucioneve të respektojnë Kuvendin e Kosovës si institucioni më i lartë për vënien e ligjit.
“KDI i bën thirrje institucioneve të vendit të respektojnë mandatin e Kuvendit të Kosovës si institucioni më i lartë ligjvënës. Institucionet e tjera me veprimet e tyre nuk duhet të anashkalojnë rolin e Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm shtetëror. Ndërsa partitë politike parlamentare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Kosovë, duhet të respektojnë mandatin dhe kompetencat e tyre, duke ushtruar përgjegjësitë e tyre dhe duke mbajtur sa më parë seancën e jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi” thuhet në komunikatë.
KDI ka thënë po ashtu se duhet të miratohet një rezolutë përmes së cilës do të përcaktoheshin vijat e kuqe të Kosovës.
“Veprimet e Republikës së Kosovës në këtë fazë kritike të dialogut duhet të koordinohen në Kuvend, duke i dhënë legjitimitet këtij procesi shtetëror përmes miratimit të një rezolute e cila do të përcaktojë edhe vijat e kuqe të Kosovës, bashkërendim të institucioneve, gjithëpërfshirje, llogaridhënie dhe transparencë” ka thënë KDI përmes komunikatës.
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...