KDI: Deputetët nga opozita kanë bojkotuar 29 për qind të votimeve, partitë në pushtet 19 për qind
Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 14 August 2018
Instituti Demokratik i Kosovës në një raport për Kuvendin e Kosovës thekson se karakteristikë e këtij sesioni të punës ishte mungesa e kuorumit në votim. Nga të dhënat që ka KDI, vërehet se deputetët nga opozita kanë bojkotuar 29% të votimeve, kurse partitë në pushtet kanë bojkotuar 19% të votimeve në Kuvend.
KDI thekson se kjo ka prodhuar ngecje në funksionin ligjvënës të Kuvendit, duke limituar në masë të madhe numrin e projektligjeve të miratuara, pasi që agjenda legjislative për 2018 deri tani është përmbushur vetëm 22%.
“Vetëm gjatë këtij sesioni janë 20 nga gjithsej 27 seancat e mbajtura gjatë periudhës janar – korrik që kanë vazhduar punimet në ditë të tjera, për shkak të mungesës së kuorumit në votim. Ka pasur raste kur seanca ka zgjatur deri në 3 muaj, e cila është përcjellë deri në 11 vazhdime”, thuhet në raport.
Sipas KDI-së, thirrja e seancave të reja pa përfundimin e seancave paraprake ka ndikuar në grumbullim të pikave të papërfunduara të rendit të ditës, dhe në efikasitetin e punës së Kuvendit.
Po ashtu në mungesë kuorumi në votime, është kthyer në praktikë që Kryesuesi i seancës në shumë raste të hedh në votim më shumë se një herë një pikë të caktuar.
“Në bazë të të dhënave që KDI ka nxjerrë nga pikat e që janë votuar, vërehet se deputetët nga opozita kanë bojkotuar 29% të votimeve, kurse partitë në pushtet kanë bojkotuar 19% të votimeve në Kuvend. Nëse analizojmë sipas grupeve parlamentare, del që Lista Serbe është grupi parlamentar që kryeson listën për mospjesëmarrje në votim me 36%, e pasuar nga LDK dhe LVV me 35% respektivisht 25% të bojkotimit të votimeve”, thuhet në raportin e KDI-së.
KDI thekson se mospjesëmarrja në votim është shmangie nga përgjegjësia dhe përfaqësimi i qytetarëve.
“Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, neni 40, pika 1 obligon deputetët të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e trupave të tjerë ndihmës të Kuvendit, ku ata janë anëtarë. Po në të njëjtin ligj, gjegjësisht në neni 41, thuhet që deputetët që nuk marrin pjesë në seancë dhe punimet e tjera brenda Kuvendit do t’iu reduktohet paga bazë dhe kompensimet shtesë. Deputetë janë të obliguar të marrin pjesë dhe të shprehin qëndrimet e tyre me anë të votimit. Kjo përqindje është nxjerrë duke përpjesëtuar numrin e pikave të votimit në të cilat deputeti nuk ka votuar (deputeti ka qenë i pranishëm në seancë, por nuk ka votuar as PËR, as KUNDËR, as ABSTENIM), me numrin total të pikave të votimit ku deputeti ka qenë i pranishëm në sallë. Deputetët e Listës Serbe janë llogaritur si pjesë e partive në pushtet”, thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...