Lajme

KDI: Deputetët duhet të penalizohen për mospjesëmarrje në seanca dhe votim

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 20 March 2018

Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) përmes një konference paraqiti një vlerësim rreth punës së deritashme të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Artan Murati nga KDI ka theksuar se mungesa e deputetëve në seanca plenare por edhe në mbledhje të komisioneve parlamentare është një nga problemet më të mëdha të evidentuara në punën e legjislaturës së gjashtë.

Po ashtu në shumë raste ka dështuar votimi për projektligje apo çështje tjera të parapara në rendin e ditës në punimet e kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit.

-Advertisement-

Sipas tij kjo çështje mund të rregullohet përmes Rregullores së re të Punës së Kuvendit, ku mund të parashihet që deputeti i cili nuk merr pjesë në votim, por që është prezent në seancë, vota t’i llogaritet me automatizëm si abstenim.

Nga ky institucion gjithashtu është bërë thirrje që të votohet projektligjit për rafitikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi, që “deputetë t’i japin fund sagës që po mbanë të bllokuar jetën institucionale por edhe po mohon të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera