KDI: Aksioni i sotëm dëshmi që Kosova është thellë e zhytur në korrupsion
Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 24 February 2021
Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson faktin se pas një periudhe relativisht të gjatë kur dukej se Prokuroria e Shtetit po kalonte nëpër një fazë të gjatë letargjie, sot ndërmori një aksion duke bastisur shumë lokacione anekënd Kosovës. Sipas deklarimeve zyrtare, gjetjet e para nga këto bastisje janë para të gatshme në vlerë prej mbi 400 mijë euro, të gjetura në shtëpitë e personave të përfshirë në rast.
Këto arrestime dhe zbulimi i një shume kaq të madhe parash të gatshme në duar të individëve dëshmon edhe një herë se sa thellë është i zhytur në korrupsion Kosova dhe se sa të organizuara janë grupet kriminale të cilat fatkeqësisht kanë arritur të depërtojnë lart edhe në hiearkinë e institucioneve shtetërore.
Raste të tilla janë edhe një tregues i qartë se pse Kosova në Indeksin Global të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International vazhdimisht humbet pikë duke ngelur nën mesataren globale e shumë larg mesatares evropiane në perceptimin e korrupsionit.
Arrestimi i 10 zyrtarëve shtetëror për korrupsion dhe gjetja e parave të gatshme flasin qartë për mungesën e kontrollit mbi fondet shtetërore dhe mundësinë e abuzimit nga zyrtarët shtetëror për përfitime personale apo për përfitim të personave të tjerë.
KDI kërkon nga Prokuroria e Shtetit që në afat sa më të shkurtër të veproj në drejtim të mbledhjes së të gjitha provave dhe që sa më shpejtë të vendos para drejtësisë personat e përfshirë. KDI gjithashtu inkurajon qytetarët të cilët kanë qenë viktima të këtyre abuzimeve nga zyrtarë që kanë punuar në Ministrinë e Bujqësisë përkatësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, t’i raportojnë abuzimet apo dëmet e shkaktuara në Prokurori të Shtetit apo Polici.
Të tjera
-
Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Par...
-
Konjufca për zgjedhjet në Veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka folur për...
-
La djalin 3 vjeçar vetëm në banesë për të shkuar në ditëlindje, nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale flasin për rastin
Një grua nga Fushë Kosova ka përfunduar në mbajtje për 48 orësh, pasi e njëjt...
-
KMDLNj: ZRrE-ja do ta vazhdojë keqbërjen ndaj qytetarëve të Kosovës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka dekl...
-
Sot mbahet seanca për shtesat e punëtorëve teniknik për COVID-19
Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, k...
-
Sanduloviq: I kam paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në për Vuçiqin, nuk më dëgjuan
Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka thënë se ka paralajmëruar Bas...
-
Kurti për dinarin: S’pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adreso...
-
Vështirësohet situata për Trump? Në gjyqin e tij, “dy dëshmitarë të parehatshëm”!
Gjërat po vështirësohen për ish presidentin amerikan Donald Trump. Një gjy...
-
Sot mbahet seanca për shtesat e punëtorëve teniknik për COVID-19
Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, k...
-
Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për shantazh, i kërkoi 20 mijë euro një personi për të mos ia publikuar disa biseda
Për shkak se nuk ishte i pranishëm askush nga Prokuroria për ta përfaqësuar a...
-
Tabelat e reja në veri po pastrohen pasi u lyen me bojë
Tabelat që tregojnë në shqip dhe serbisht emrat e vendbanimeve në veri të Kos...
-
Ministra dhe eurodeputetë kërkojnë përshpejtimin e zgjerimit të BE-së
Deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, dhe n...