Lajme

Kazakistani kërkon ndihmë për shkak të trazirave, njoftohet edhe për të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 06 January 2022

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të trazirave në vend Kazakistani kërkon ndihmë nga CSTO-ja, të drejtuar nga Rusia.

Paqeruajtës të një trupe të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të drejtuar nga Rusia, e cila përbëhet nga vende aleate të ish-Bashkimit Sovjetik, do të shkojë në Kazakistan për të ndihmuar për stabilizimin e vendit pas protestave masive. Këtë e deklaroi të enjten (06.01) kryeministri armen Nikol Pashinyan.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i kishte më herët thirrje për ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake mes Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.

-Advertisement-

SHBA dhe OKB bëjnë thirrje për përmbajtje

Shtëpia e Bardhë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kazakistanit të tregohen të përmbajtur në trajtimin e trazirave të dhunshme civile, pasi qeveria e vendit shpalli pas protestave gjendjen e jashtëzakonshme.

SHBA hodhi poshtë “pretendimet e çmendura ruse” se pas demonstratave masive është dora amerikane duke i quajtur si “absolutisht të rreme dhe si pjesë e qartë e librit standard rus të dezinformimit”.

Gjendje e jashtëzakonshme

Kazakistani është trazuar që nga fillimi i vitit nga protesta, të cilat u përshkallëzuan të mërkurën në përleshje me policinë. Autoritetet vendase ndërprenë lidhjet me internetin dhe telefonët celular në mbarë vendin dhe shpallën fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme në epiqendrat e mitingjeve.

Më pas gjendja e jashtëzakonshme u shtri në mbarë vendin, pasi protestat për rritjen e çmimit të karburantit kaluan në përleshje dhe demonstruesit sulmuan ndërtesat qeveritare. Disa burime njoftojnë edhe për përdorimin e armëve nga autoritetet. Njoftohet edhe për të vdekur, por deri tani nuk ka të dhëna konkrete për shifrat. DW

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera