Lajme

Kawa anulon konferencën për sqarimin e projektit të Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 13 January 2020

Kompania Kawa e cila është planifikuar të ndërtojë projektin për liqenin e Badovcit ka anuluar konferencën për media të cilën thanë se do të mbahej të martën.

Kjo kompani në një komunikate për media ka thënë se kjo konference duhet të anulohet e arsye për këtë sipas tyre është sepse ekspertët ndërkombëtarë dhe ekipi i 4M nga Londra nuk mund të jenë prezentë.

“Me keqardhje po ju njoftoj që konferencën e ftuar për nesër në ora 10:00, na duhet ta anulojmë. Ky anulim po ndodh për shkaqe objektive, pasi ekspertët ndërkombëtarë dhe ekipi i 4M nga Londra, që janë paramenduar të sqarojnë projektin dhe funksionimin e tij nuk po munden të jenë prezentë. Kjo konferencë do të ndodhë në ditët në vijim dhe për këtë do të ju mbajmë të informuar. Kërkojmë ndjesë dhe faleminderit”, thuhet në komunikatën e tyre./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera