Kuzhina

Katrorka të akullt

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 18 April 2018

Përbërësit
8 të bardha të vesë te vezes
8 luge sheqer
8 luge miell
1 pluhur për pjekje
150 ml qumësht te ftohet per njomjen e pandispanjes
KREMI:
700 ml qumësht
8 te verdha te vezes
5 luge sheqer
9 luge miell
1 puding vanilje
200 gr margarin
100 gr sheqer pluhur
200 ml Hoplla per embelsira
400 ml Krem pana(shllag) te pergaditur sipas udhezimeve ne qeske

Hapat
1
Perzijme te bardhat e vezes derisa te behet shkume e forte,pastaj shtojme sheqerin pluhur dhe perzijme derisa te shkrihet sheqeri.

2
Shtojme ngadale miellin e perzier me pluhurin per pjekje.

-Advertisement-

3
Masen e qesim ne kallep 35×35 te pyer me vaj dhe te permillur dhe rrafshojme mire.

4
Pjekim ne 180 grade per 15 minuta.

5
Pandispanjen e nxehte e njomim me qumeshtin e ftohet.

6
Per kremin ne pak qumesht te ftohet perzijme te verdhat e vezes,shtojme miellin dhe nese ka nevoje shtojme dhe pak qumesht te ftohet(me rendesi te mos mbeten kokerrza nga mielli).

7
Masen tjeter te qumeshtit e veme te vloje me sheqerin,dhe me pas i shtojme te verdhat e vezes te tretura dhe perzijme derisa te trashet kremi.

8
Ne nderkohe perzijme ajken e embel ne shkume te forte dhe leme anash.

9
Perzijme margarinen e mbajtur ne temp ambienti me sheqerin pluhur derisa te behet mase kremoze.

10
Ne kremin e ftohur shtojme margarinen e tundur,perzijme,shtojme ajken e tundur perzijme ngadale.

11
Masen e kremit e qesim mbi pandispanjen tashme te ftohur,rrafshojme mire

12
Pastaj tundim edhe krem panen ne shkume te forte dhe qesim mbi kremin e pare dhe dekorojme me kakao pluhur ose nescvik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera