Kuzhina

Katrorë gështenjash

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 15 May 2018

Përbërësit
6 vezë
120 gr sheqer pluhur
50 gr çokollatë për zierje
2 lugë miell
1 Pluhur pjekje
150 gr pure gështënjash
PËR KREM
120 gr gjalpë
350 gr pure gështënjash
100 gr çokollatë qumështi
100 gr lajthia të bluara
PËR GLAZURË
100 gr çokollatë për zierje
100 gr gjalpë

Hapat
1
Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë, të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.

2
Në një enë të madhe tunden të verdhtë e vezëve, sheqer pluhuri, pureja e gështenjave, çokollata për zierje e grirë nerende, mielli dhe pluhuri për pjekje.

-Advertisement-

3
Të gjithë përzihen mirë, shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve dhe përzihet ngadalë, në tavën drejkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe pjekët derisa të skuqet në temperaturë 200 gradë celsius.

4
Për krem, në enë bashkohen gjalpi, sheqer pluhuri, çokollata e shkrirë e qumështit, pureja e gështenjave, lajthitë e bluara.

5
Të gjitha përzihen mirë, glazura për çokollatë, në temperaturë mesatare shkrihet çokollata dhe gjalpi, në mënyrë që të fitohet masë kompakte.

6
Finalizimi, padishpanja lyhet me kremin e përgatitur dhe përmbi i derdhet glazurë çokollate.

7
Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera