Lajme

‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 25 June 2022

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vazhduar kritikën e tij ndaj profesorëve të dyshuar për plagjiaturë të Universitetit të Prishtinës.

Në njërin nga reagim e tij në Facebook, Gjinovci po akuzon partinë e Vetëvendosjes që edhe në kohën kur ajo po udhëheq po zgjedhën profesorë me akuza për plagjiaturë në organet drejtuese të Universitetit, si dhe përkrahës të kësaj partie.

Por, kësaj deklarate të Gjinovcit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vendosur që t’i përgjigjet me replikë, duke komentuar në profilin e tij në Facebook.

Edhe vetë Nagavci u shfaq kritikuese për nivelin dhe integritetin e profesorëve, por as ajo nuk tregoi nivel të lartë në shkrim.

Në replikë Nagavci bëri disa gabime themelore drejtshkrimore. Në vend të “qofshin”, Nagavci e shkroi “çofshin” apo në vend të “përcillni”, ministrja e Arsimit shkruan “përcjellni”. Ngatërrim tjetër të shkronjave ajo bëri në fjalën “radhët”, të cilën e shkroi me “rr”. Përveç gabimeve drejtshkrimore, Nagavcit i iki edhe një teknik. Studentëve iu referua si “sditentëve”, derisa akronimin “UP” në disa raste nuk e ka shquar.

Përgjigjja e Nagavcit ishte për këtë deklaratë të Gjinovcit:

“Çfarë mendoni për plagjiaturën e Selim Bezerajt, anëtar i ri i Këshillit Drejtues, po për atë të Bujar Dugollit, po për atë të Ardian Kastratit? Si e shpjegoni që organizata studentore e VV-së, SKV-ja është në koalicion me një organizatë të dyshimtë? Nga i morën votat aq masive plagjiatori Selim Bezeraj dhe anëtari i VV-së Rifat Krasniqi të cilët në të 3 raundet kishin vota bllok (më së shumti nga të gjithë të tjerët)? Gjithë ato vota nuk mund t’i merrnin pa votat e senatorëve studentë. Në fund të fundit i keni 50%, për çdo gjë që nuk shkon në vendin tonë jeni të paktën përgjegjës nëse jo fajtorë. #zhgënjim”, kishte shkruar Gjinovci, duke shpërndarë një postim në Facebook të Nagavcit.

Ky koment i Nagavcit s’ka mbetur pa u replikuar nga Gjinovci.

“Koalicioni me organizaten Reforma qe e dini nga kush drejtohet, ka sherby si deshmi per lobuesit me folë ne emrin tuaj si Qeveri. Gabimi fillestar eshte koalicioni. Gjithcka pastaj rrjedh nga ai koalicion. Edhe nese krejt kjo eshte rezultat i naivitetit te SKV-se dhe jo dashakeqesise, pergjegjesia ju takon si parti”, ka shkruar Gjinovci.

Të tjera