Rozë

Katie Holmes e Jamie Foxx nuk e fshehin më lidhjen e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 29 January 2018

Çifti më i rezervuar në Hollywood më në fund ka vendosur të dalë zbuluar në publik.

Në eventin e Clive Davis Gala, Katie Holmes e Jamie Foxx janë ulur në të njëjtën tavolinë duke i buzëqeshur dhe përkëdheluar duart njëri-tjetrit gjatë mbrëmjes.

Sipas mediave rozë çifti po përjeton një histori dashurie prej katër vitesh, por deri më tani ia kishin dalë ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre.

-Advertisement-

Sipas spekulimeve në media, ish zonja Cruise, pas divorcit me Tom nuk mund të kishte një lidhje dashurie për të paktën pesë vite.

Por tashmë kjo klauzolë e divorcit ka përfunduar, edhe pse nga ana e çiftit ende nuk ka një konfirmim për lidhjen e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera