Rozë

Katie Holmes drejt altarit, së shpejti dasma në Paris

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 29 November 2018

Katie Holmes dhe Jamie Foxx pritet të martohen në Paris. Prej vitesh ata e mbajnë të fshehtë lidhjen tyre dhe duket se më në fund dashuria e tyre do të kurorëzohet.

39-vjeçarja dhe 50-vjeçari po planifikojnë të lidhin kurorë në “City of Lights” (qytetin e dritave), në kryeqytetin francez.

“Parisi është qyteti ku ata kanë vendosur të dalin publikisht me lidhjen e tyre, pas shumë vitesh që e kanë mbajtur sekrete”, ka thënë ky burim.

-Advertisement-

Çifti ka nisur lidhjen në vitin 2013, vetëm një vit pasi aktorja Holmes i dha fund martesës me Tom Cruise.

“Katie ka pritur gjatë për t’u martuar me Jamie. Tani ia ka bërë të qartë se ku dhe kur dëshiron të martohet. Është e vendosur që të martohet në dimër në Paris”, tregon një burim për mediat e huaja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera