Rozë

Katherine Heigl: Të bësh një videoklip, njejtë si të lindësh

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 08 June 2017

Katherine Heigl thotë se të kesh fëmijë dhe të bësh një videoklip janë dy “lindje” të dashurisë.

Aktorja 38 vjeçare prezantoi çmimin “Mashkull i Vitit” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve CMT, ku edhe krahasoi lindjen me bërjen e regjisë të videoklipit të bashkëshortit të saj, Josh Kelley, “It’s Your Movement”, transmeton Klan Kosova.

“Përvojat janë të ngjashme. Unë heq keq dhe Josh qan”, ka thënë ajo me shaka.

-Advertisement-

Heigl ka lindur djalin e saj Joshua Bishop Kelley Jr. në muajin dhjetor të vitit 2016. E Heigl dhe Kelly janë prindër të dy vajzave të adoptuara.

Çmimi për mashkullin e vitit ka shkuar tek Keith Urban i cili gjatë fjalimit të tij ka thënë shumë fjalë të mira për bashkëshorten e tij, Nicole Kidman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera