Rozë

Katharine dhe David janë vetëm miq

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 24 October 2017

Ka pasur shumë thashetheme se Katharine McPhee dhe David Foster janë në lidhje.

33-vjeçarja dhe producenti 67-vjeçar, janë parë së bashku shumë herë gjatë muajit të kaluar, në Kanada.

Më pas, u panë edhe në Brentwood të Kalifornisë.

-Advertisement-

Por, përkundër kësaj, ata dy janë vetëm miq.

“Katharine dhe David nuk janë në lidhje”, ka thënë një burim për People.

“Ata janë miq të vjetër dhe duan të kalojnë kohë së bashku, por nuk ka asgjë më shumë se kaq. Madje, ata e dinë që paparacët u ndjekin dhe me këtë gjë kënaqen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera