Lajme

Katër vjẹt nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 16 August 2024

Sot të bëhen katër vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi. Ai ishte veprimtar i çështjes kombëtare i viteve ‘90-ta, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.

Rexhë Krasniqi vdiq pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e COVID-19, në moshën 66-vjeçare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera