Lajme

Katër vjet burgim për shkaktarin e një aksidentin me fatalitet në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 11 December 2019

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 4 vite burg personin me inicialet K.Z pasi që i njejëti kishte shkaktuar një aksident trafiku i cili kishte përfunduar me fatalitet ki kishte marrur jetën e një personi.

Aksidenti kishte ndodhur pasi që i njejëti person kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes së veturës dhe në rrugën Uglarë – Malishevë të Gjilanit, shkruan gazeta inFokus.

“I akuzuari më datën 04.07.2019, në ora 22:55, në rrugën Uglarë – Malishevë të Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, duke humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, pas së cilës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra ndërron jetë, ndërsa të lënduar mbeten F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Me këto veprime i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalimi i drejtimit të automjetit prej 1 viti, pas plotfuqishmërinë së aktgjykimit./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera