Rozë

“Katër vite dashuri”, Afërdita Dreshaj publikon një fotografi të veçantë me të dashurin në përvjetor të lidhjes (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 25 September 2017

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që është shkëputur nga muzika, duke mos sjell projekte të reja në treg.

E gjithë kjo ka ndodhur, ngase Dreshaj është shumë e lumtur me jetën e saj private, të cilën po e shijon si është më së miri.

Ajo është tash e katër vite në lidhje me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

-Advertisement-

Dyshja në fjalë sot kanë pasur një arsye të veçantë për të festuar, kjo për faktin se në një datë si kjo ata festojnë katër vjetorin e lidhjes së tyre.

Ka qenë Afërdita ajo e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet bashkë me Jakubin në Pragë, teksa përqafojnë fort njëri-tjetrin.

“Katër vjet” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, me çka ka treguar edhe përvjetorin që ajo dhe i dashuri i saj po festojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera