Lajme

Katër vetura të aksidentura afër Podujevës, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 17 Korrik 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Lupq i Poshtëm të Podujevës ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura.

Sipas policisë, njëri nga shoferët derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.

-Advertisement-

Si pasojë lëndime kanë pësuar dy drejtues, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Rasti në procedurë të rregullt hetimore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy