Lajme

Katër të vrarë nga sulmi masiv në Shtetet e Bashkuara

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 18 January 2020

Katër persona janë vrarë dhe një është plagosur pas të shtënave me armë në një lagje në Grantsville, në Utah të Shteteve të Bashkuara, të premten në mbrëmje. Policia e ka arrestuar sulmuesin e dyshuar.

Zyrtarja policore, Rhonda Fields, tha para gazetarëve se sulmi ndodhi rreth orës 19 sipas kohës lokale, ndërsa identiteti i viktimave dhe sulmuesit nuk është publikuar nga policia.

Ajo tha se në mesin e viktimave janë dy vajza të reja, një djalë i ri dhe një grua. “Ende nuk janë konfirmuar identitetet e viktimave, por besohet se ata kanë lidhje familjare mes vete”, shtoi Fields.

-Advertisement-

Ende nuk dihet motivi i sulmit që ndodhi në qytezën me 9 mijë banorë.

Policia tha se nuk dihet raporti që kanë pasur viktimat me sulmuesin, duke shtuar se sulmuesi është dërguar në paraburgim, shkruan “NBC News

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera