Lajme

Katër të lënduar në aksidentin mes veturës së policisë dhe një autobusi në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 17 January 2022

Gazeta Infokus pak më parë raportoi për një aksident trafiku ndërmjet një veture të policisë dhe një autobusi në fshatin Shupkovc.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se në këtë aksident janë katër persona të lënduar, dy nga ta zyrtarë policor.

-Advertisement-

“Sot, rreth orës 06:45 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë zona e fshatit Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një autobusi dhe një veture të policisë, si pasojë e aksidentit katër persona janë  lënduar dy nga ta zyrtar policor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, deklaroi Avni Zahiti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera