Lajme

Katër të arrestuar pas një rrahjeje në Gjakovë ku mbetën të lënduar dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 15 March 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër meshkuj kosovarë në Gjakovë, për përleshje fizike.

Kjo meqë ankuesja femër raportoi autoritetet se nga ky incident, dy persona kanë përfunduar të lënduar, ku dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Nga ta vetëm njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, teksa tre të tjerë, janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se dy persona kanë pësuar lëndime pas përleshje fizike me disa persona të tjerë. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera