Lajme

Katër shkolla në Klinë, kalojnë në mësim online

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 24 January 2022

Sot, Shtabi Emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Klinë. ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar lidhur me rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, kapacitetet e institucioneve lokale dhe masat që duhet të ndërmerren.

“Në këtë mbledhje është marrur vendim që shkollat “Luigj Gurakuqi”, “Fehmi Agani”, “Ismet Rraci”, dhe “Motrat Qiriazi” në Klinë, nga dita e martë, datë 25 janar të vazhdojnë mësimin sipas skenarit C, mësim online, ndërsa mësimi do të rifillojë sipas skenarit A, me prezencë fizike në shkollë, të hënën, më datë 31 janar.

Miratimi i këtij vendimi është marrur në konsultim me drejtorët e shkollave dhe task forcat e shkollave respektive, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19 te stafi mësimdhënës apo nxënësit në këto shkolla.

-Advertisement-

Drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija ka theksuar se është në koordinim të vazhdueshëm me të gjithë drejtorët e shkollave dhe në rast se ka rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 në shkollat tjera Shtabi Emergjent do të informojë për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera