Shëndetësi

Katër shenja për të kuptuar se do lindni fëmijë binjakë

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 26 June 2018

Momenti që çiftet e reja kuptojnë se do të bëhen prindër është momenti më i bukur, por bëhet edhe më i madh kur kuptojnë se do të sjellin në jetë binjakë. Ja disa nga shenjat për të kuptuar se do të sillni në jetë dy binjakë:

1. Shtimi i shpejtë në peshë

Për shkak të rritjes së mitrës dhe sasisë së lëngut amniotik, nëna e binjakëve në shumicën e rasteve shton më shpejtë në peshë. Në tremujorin e parë fitohet gjer në 5 kg, në fund të tremujorit të dytë prej 7 deri në 11 kg, dhe deri në fund të shtatzënisë edhe deri në 20 kg.

-Advertisement-

2. Të përzierat dhe lodhja e mëngjesit më e madhe

Te shumë shtatzëna të cilat presin binjakë, lodhjen e mëngjesit e kanë më të dukshme, por edhe kjo varet nga rasti në rast. Disa gra, të përziera nuk kanë fare ose i kanë më të lehta, ndërsa disa tjera thonë që i kanë pasur simptomat më të ashpra se sa kur kanë pasur një foshnje.

3. Lëvizjet e foshnjës ndihen më herët

Shumica e shtatzënave, lëvizjet e para të foshnjës, i ndjejnë rreth javës 18 – 22. Ndoshta gruaja që pret binjakë këto lëvizje mund ti ndjejë më herët. Por, këtë duhet marrë në konsideratë si fakt i kushtëzuar, sepse gratë të cilat janë shtatzënë për herë të parë nuk do të dinë të dallojnë çfarë kanë ndjerë saktësisht, nëse ishte lëvizja e foshnjës.

4. Nivel shumë i lartë i alfafetoproteinës

Për shumë nëna të cilat nuk ndjejnë simptome të tjera të pazakonta, kjo mund të jetë shenja e parë që të dyshojnë se mos ndoshta presin binjakë. Rezultati i lartë i AFP testit tregon ose anomalitë tek një foshnje ose ekzistimin e dy ose më shumë foshnjave.

5. Ultrazëri

Në fund, pa marrë parasysh këto shenja, akoma ultrazëri gjatë tremujorit të dytë është siguria më e mirë dhe më e saktë nëse keni binjakë apo jo. Në monitorin e ultrazërit do të vërtetohet lehtë se a bëhet fjalë për dy fetuse apo për dy rrahje të zemrave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera