Katër rregullat që nuk duhet t’i thyeni në dashuri
Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 06 July 2018
Jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishim një manual se si të veprojmë në situata të vështira.
Megjithatë, ndonëse nuk kemi manual se si të sillemi në raste të caktuara, nuk do të ishte keq të dimë disa truqe në jetë.
Prandaj po ju sjellim disa sekrete për një lidhje dashurie të lumtur, në harmoni dhe mbi të gjitha jetëgjatë, transmeton Klan Kosova.
Rregullat që i gjeni më poshtë, mos i thyeni asnjëherë!
Nuk mund ta bëni dikë t’iu dashurojë me ‘zor’
Njerëzit nuk janë të obliguar t’iu kthejnë dashurinë. Edhe ju nuk do të ishit në gjendje t’ia kthenit dashurinë dikujt që edhe pse është kokë e këmbë i dashuruar në ju, juve nuk ju pëlqen, apo jo?
Ne duhet të trajtojmë ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve me respekt.
Nëse njeriu që ju e doni, nuk ua kthen dashurinë, është krejt në rregull. Ndoshta thjesht nuk ia vlen!
Nëse ju do, do ta ndjeni
Ju patjetër se do ta ndjeni nëse dikush ju ka përzemër. Ai/ajo kalon shumë kohë me ty, të respekton, kujdeset për ndjenjat tua, të mbështet dhe gjithmonë është me ty – pavarësisht se çfarë ndodh.
Por nëse partneri juaj gjithmonë duket se nuk ka kohë për ju është një arsye për ta ndalë pak hapin, ta shihni gjithë situatën dhe të mos e justifikoni më.
Duhet ta duani veten, në mënyrë që të mund ta duani dikë tjetër
Ta doni veten nuk është egoizëm as nuk është mbivlerësim – është thjesht respekt për ndjenjat dhe dëshirat tua.
Kjo do të thotë që kurrë nuk do ta tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt që është indiferent ndaj jush.
Nëse dini se si ta doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tyre.
Mos e mbani me ju dikë që nuk ju do më
Ky është një gabim i zakonshëm. Pavarësisht sa e ashpër mund të tingëllojë, askush nuk është i obliguar t’iu dojë përgjithmonë, ani pse mund t’i keni tre fëmijë bashkë apo se keni kaluar shumë gjëra në jetë BASHKË.
Nëse nuk ka më dashuri, mendoni se çfarë është më e mira – jepini fund dhe mbetni miq të mirë.
Hapini rrugë një aventure të re dhe mos e jetoni jetën që nuk ju bën të lumtur!
Të tjera
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...