Lajme

Katër raste të falsifikimit të parave vetëm në Prishtinë, kjo është shuma që u falsifikua

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 18 November 2021

Katër raste të falsifikimit të parave janë raportuar në Prishtinë në raportin 24 orësh të policisë, shkruan Gazeta Infokus.

Dy raste kanë ndodhur vetëm në lagjen Dardania. Ku një grua dhe një burrë kanë raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në para të falsifikuara.

Gruaja ka bërë të ditur se monedha falsifikuar është 500 euro, ndërsa burri ka bërë të ditur se monedha e falsifikuar është 100 euro dhe 97 euro.

-Advertisement-

Në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë një tjetër grua ka raportuar se gjatë numërimit të pazarit ditor ka hasur në një monedhë prej 100 euro e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Ndërsa në rrugën Enver Maloku në Prishtinë një grua ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka hasur në një monedhë të falsifikuar prej 100 euro.

Të gjitha rastet po cilësohet si monedhë e falsifikuar ndërsa po vazhdon të hetohet. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera