Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 13 September 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Infokus.
Dy raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, një në rajonin e Gjilanit dhe një në rajonin e Pejës.
Një person në Fushë Kosovë është arrestuar pasi të dielën rreth orës 12:00, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i dytë në rajonin e Prishtinës ka ndodhur të dielën rreth orës 07:00, ku është arrestuar një person pasi që kishte tentuar të sulmojë bashkëshorten e tij.
Me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajte për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i dyshuari kishte tentuar që ta sulmoj viktimën, bashkëshorten e tij femër kosovare. Me aktvendim te prokurorit, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.
Rasti në rajonin e Gjilanit ka ndodhur në fshatin Viti të shtunën rreth orës 23:00, ku është arrestuar një person për shkak të një mosmarrëveshjeje verbale që ka pasur më familjarët e tij.
Me urdhër të prokurorit personi dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me familjarët e tij, i kishte kanosur verbalishtë ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti në rajonin e Pejës ka ndodhur të dielën rreth orës 20:50, ku është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka përdorur dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas Policisë i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.68 promila.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.68 promila”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...
-
Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, dhjetëra aksidente e të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fun...
-
Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një ...
-
S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ka dështuar mbledhja e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vrasjen e Arl...
-
Mashtroi tre persona me premtimin për viza pune në Gjermani në vitin 2023, arrestohet pas tre vitesh
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua ...
-
Dhụnë ndaj grave, prindërve e fëmijëve – Gjashtë raste brenda një dite në Kosovë, disa të arrestuar
Gjashtë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë regjistrua...
-
Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një inciden...
-
157 mijë euro faturë e rrymës për një fabrikë në Kosovë, alarmon pronari: Si të mbijetojmë me këto çmime në Kosovë?
Prodhuesi vendor, Alajdin Fusha, ka reaguar ashpër ndaj kostos së lartë të en...
-
Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të ti...
-
E mitura e raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë gjendet, dërgohet në strehimore
Një vajzë e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët në Fushë K...
-
Komisioni për rastin e Arlindës mblidhet sot, në fokus përgjegjësitë institucionale
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...































