Lajme

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 24 April 2021

Dhuna në familjet kosovare është bërë përditshmëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës familjare të shkaktuar nga burrat.

Në tri raste viktima kanë qenë bashkëshortet, ndërsa një rast është raportuar për dhunë ndaj prindërve.

Cilësia e ajrit në qytetet e Kosovës

-Advertisement-

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Shtërpce.

Ky është raporti i plotë i Policisë:

DHUNË FAMILJARE

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 23.04.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Shtërpce 22.04.2021 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovica e jugut 23.04.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 22.04.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar prindërit e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera