Lajme

Katër policë me veturë zyrtare alarmojnë KEDS-in, në fund paguajnë faturat

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 30 March 2018

Disa policë të Kosovës mëngjesin e së premtes kanë alarmuar kompaninë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, me aksionar nga Turqia.

Me veturë zyrtare ata janë futur në oborrin e kompanisë, ku sipas punëtorëve, ishte krijuar përshtypje se kishin ardhur ta arrestonin ndonjërin nga drejtuesit e KEDS-it, siç kishin bërë një ditë më parë me gjashtë qytetarë tjera nga Turqia, shkruan Infokusi.

Por, doli se ata ia kishin mësyrë KEDS-it për një punë tjetër.

-Advertisement-

“Arsyet janë private. Kemi ardhë me pagu rrymën”, ka treguar njëri nga ta për Infokusin.

Një tjetër nga ta kishte hall edhe më të madh.

“Kam ardh me ba një kërkesë për tu kyqur në rrjet”, ka thënë tjetri.

Këtë e kanë konfirmuar edhe sigurimi i kompanisë.

Se policia ishte në këtë kompani, zëdhënësi i KEDS-sit, Viktor Buzhala ka thënë se nuk kanë informacion. Njëjtë është shprehur për Infokusin edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha./Infokusi/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera