Lajme

Katër persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 03 March 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 568 persona kanë rezultuar pozitiv.

IKSHPK ka bërë të ditur moshën e këtyre personave, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 568 raste pozitive.

-Advertisement-

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 70.753 raste nga 315.664  persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.620 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera