Lajme

Katër organizata i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për mbrojtje të serbëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 03 June 2023

Katër organizata joqeveritare që mbrojnë të drejtat e komunitetit serb në Kosovë – NSI, InTER, Aktiv dhe ACDC – u janë drejtuar Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, përmes një letre publike, duke kërkuar mbrojtje për serbët në Kosovë.

Këto organizata kanë shprehur shqetësim, për, siç kanë thënë, “veprimet represive dhe agresive të Qeverisë së Kosovës dhe sjelljen e forcave speciale të policisë në veri të Kosovës”.

Këto organizata kanë thënë se bëjnë thirrje për paqe, si dhe për plotësim të disa kërkesave.

Në mesin e kërkesave drejt mekanizimit ndërkombëtar, mes tjerash, janë përmendur:

  • Tërheqja e njësiteve speciale nga veriu i Kosovës
  • Largimin e kryetarëve të rinj shqiptarë nga ndërtesat komunale në komunat veriore
  • Dislokimin e KFOR-it dhe EULEX-it në veri, për të garantuar sigurinë
  • Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
  • Organizimin e zgjedhjeve të reja në veri



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

72 pjesëmarrës nga 41 Universitete të Evropës bashkohen në Kosovë në ditën e Evropës

Të tjera