Lajme

Katër orë nga bastisja në Ministrinë e Liburn Aliut – çfarë ndodhi deri më tash?

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 08 October 2024

Tashmë janë bërë afro katër orë prej kur ka nisur bastisja në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në krye me Liburn Aliun.

Sipas burimeve të Infokusit njësia e krimeve ekonomike me kërkesë të Prokurorisë Speciale nisi këtë aksion konkretisht në departamentin e mjedisit.

Deri më tani policia e Kosovës një herë kanë dalë nga objekti i ministrisë ku janë futur prapë.

-Advertisement-

Derisa një veturë e policisë e ka sjellë në ministri, ish sekretarin Izedin Bytyqin.

Sipas raportimeve bastisja dyshohet të jetë për faljen e borxheve në lidhje me ambalazhimin e ujit.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë Speciale, këta të fundit kanë pranuar akisonin mirëpo kanë deklaruar se për detaje do të publikojnë një komunikatë për mediat.

Policia e sjell në ministrinë e Mjedisit, Izedin Bytyqin, aty po kryhet bastisja

LAJMI I FUNDIT: Policia me aksion në ministrinë e Liburn Aliut

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera