Lajme

Katër mësimdhënës infektohen me COVID-19 në Obliq, shkolla kalon në mësim online

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 21 November 2020

Shkolla “Ismail Dumoshi“ në komunën e Obiliqit ka kaluar në skenarin C (mësim online) për shkak që katër mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, i cili përmes një postimi në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër COVID-1-

“Sapo kemi pranuar rekomandimet nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ku bazuar në rrjedhën e vazhdueshme të menaxhimit të situatës epidemiologjike në komunën tonë, në SHMLP “Ismail Dumoshi“ kanë rezultuar katër mësimdhënës pozitiv me Covid-19, kësisoj procesi mësimor sipas rekomandimeve kalon nga skenari A në skenarin C (mësim online).

-Advertisement-

Me këtë rast, mësimdhënësve dhe gjithë të prekurve me virusin Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë si dhe bëjë thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë me përpikëri masat e dalura nga institucionet shëndetësore: të bartin maskat, të reduktojnë daljet e shpeshta, të mbajnë higjenën”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se vetëm dje në Kosovë u shënuan gjithsej 855 raste me COVID-19 si dhe u regjsitruan 11 vdekje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera