Lajme

Katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga VV bëhen bashkë, bëjnë thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 04 September 2022

Katër kryetarët e komunave që drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje, ai i Gjilanit, Kamenicës, Podujevës dhe Shtimes janë takuar sot dhe ju kanë bërë thirrje prindërve t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë njofitmin në Facebook ku ndër të tjera shkruan se Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Nga kjo konferencë ne ju bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën.

Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karrshi inflacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera