Katër konkluzione të nxjerra nga zgjedhjet në SHBA

Autori: Gazeta inFokus
13:10 | 09 November 2022
Demokratët dolën më mirë seç pritej në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, të cilat u mbajtën më 8 nëntor. Por, derisa numërimi i votave vazhdon ende në disa shtete, ka mundësi që republikanët të përfundojnë edhe me kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, edhe me atë të Senatit.
Roli i Fettermanit
Fitorja e demokratit John Fetterman në Pensilvani kundrejt republikanit Mehmet Oz u jep demokratëve edhe një ulëse në Senat – dhomën që aktualisht është e ndarë në 50 me 50. Kjo do të thotë se republikanët do të duhet të fitojnë së paku tri vende në Xhorxhia, Arizona dhe Nevada, për të marrë kontrollin e dhomës.
Për Fettermanin, i njohur për veshjen e xhupave me kapele në vend të kostumeve, fitorja ka qenë edhe triumf personal, pas një sulmi në kokë që ka pësuar muaj më parë.
Oz, me profesion mjek, ka vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të kryer detyrat. Ai ka bërë shumë vizita në rajonet rurale të shtetit, duke folur për krijimin e vendeve të punës për klasën punëtore. Kjo edhe i është shpaguar. Ai ka fituar qarqet e njëjta rurale që i ka fituar edhe ish-presidenti Donald Trump, në vitin 2020.
J.J. Abbott, i cili ka qenë sekretar shtypi i ish-guvernatorit të Pensilvanisë, Tom Wolf, ka vlerësuar Fettermanin për performancën e tij, por ka thënë se shqetësimet e votuesve për të drejtat e abortit dhe integritetin e zgjedhjeve kanë qenë gjithashtu faktorë.
Fetterman ka zhvilluar “një fushatë autentike dhe të fortë, që ka mposhtur në mënyrë efektive një mori sulmesh”, ka thënë Abbott.
Aborti në kutitë e votimit
Nëse demokratët përfundojnë duke zvogëluar humbjet e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve dhe duke mbajtur kontrollin e Senatit, çështja e të drejtave të abortit do të mund të konsiderohet si meritore.
Në muajin qershor, Gjykata Supreme e SHBA-së ka kufizuar ndjeshëm të drejtën e abortit.
Askund më shumë se në Miçigan, guvernatorja demokrat, Gretchen Whitmer, i cili është zotuar se do të luftojë për të drejtat e abortit, ka mposhtur sfiduesin republikan, Tudor Dixon.
Votuesit në Miçigan kanë miratuar edhe një dispozitë që i jep mbrojtje kushtetuese abortit – çfarë do të thotë se ligjvënësit republikanë do të përballeshin me pengesa të mëdha në përpjekjet e tyre për të kufizuar procedurën.
Sondazhet e kryera nga Edison Research kanë treguar se ekonomia dhe aborti kanë qenë dy çështjet kryesore për votuesit.
Për më tepër, 76% e demokratëve kanë thënë se aborti ka qenë shtytësi më i madh i tyre për të votuar.
Distrikti i 7-të i Virxhinias
Rezultatet në një pjesë të Virxhinias kanë dhënë disa sugjerime se si po zhvillohet gara për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Analistët kanë thënë se gara midis demokrates në pushtet, Abigail Spanberger, dhe republikanes Yesli Vega në distriktin e 7-të të Virxhinias do të jetë një lloj matësi.
Distrikti ndodhet në periferi të Uashingtonit.
Spanberger, e moderuar, dikur është konsideruar relativisht e sigurt, por me përkeqësimin e mjedisit politik për demokratët, pasiguritë për të janë rritur.
Në zgjedhjet e 8 nëntorit, Spanberger e ka mundur Vegën, duke sugjeruar se nëse do të ketë një valë republikane, ajo do të jetë më shumë një valëz sesa cunami.
Spanberger i ka bërë kundërshtimet e Vegës ndaj abortit temë qendrore të fushatës së saj.
Gara në distriktin e 10-të të shtetit, që ndodhet edhe më afër Uashingtonit, ka përfunduar, po ashtu, me mbetjen e demokrates Jennifer Wexton në detyrë.
Republikanët, në anën tjetër, kanë fituar distriktin e parë të Virxhinias, i cili është udhëhequr deri më tash nga demokratja Elaine Luria.
Kjo fitore i afron republikanët më pranë pesë vendeve që u nevojiten për të marrë përsipër Dhomën e Përfaqësuesve.
Larg Virxhinias, demokratja Sharice Davids ka ruajtur vendin e saj në Kansas, duke mposhtur me lehtësi kundërshtarin e saj republikan. Ashtu si Spanberger, Davids është konsideruar si më e cenueshme.
Hapi i ardhshëm i DeSantisit
Ashtu siç pritej, republikani Ron DeSantis është rizgjedhur me lehtësi guvernator i Floridës.
Tani, të gjithë sytë do të jenë në hapin e tij të radhës: nëse ai do të ketë guxim të përballet me Trumpin në nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Se DeSantis është duke konsideruar garën për Shtëpinë e Bardhë, është sekret i hapur tash e sa muaj, ndonëse ai nuk flet kurrë publikisht për këtë.
Trump ka lënë të kuptohet se mund të shpallë kandidaturën e tij më 15 nëntor. Në mitingje, ai është tallur me DeSantisin, duke thënë se guvernatori nuk do të ishte një garues i fortë për nominimin e Partisë Republikane.
David Jolly, ish-kongresist republikan nga Florida, ka thënë se pret që DeSantis të japë së shpejti shenja për ambiciet e tij presidenciale.
Një sondazh me qytetarët e Floridës, i kryer së voni nga Victory Insights, ka zbuluar se ata janë të ndarë në mënyrë të barabartë: 50% për Trumpin dhe 50% për DeSantisin./REL/Reuters

Të tjera
-
Baraliu: Votimi nga disa deputetët opozitar, e vetmja mundësi për formimin e qeverisë së re
Profesori universitar, Mazllum Baraliu vlerëson se e vetmja mundësi për formi...
-
AAK mban mbledhjen e kryesisë, ia bën ”bllok” VV-së
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku...
-
Produktet ushqimore me rritje çmimesh në vitin 2025
Në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme ekonomikisht dhe ambienta...
-
ZRRE thotë se ka marrë mbështetje në Vjenë për “rritjen” e çmimit të energjisë elektrike
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë i ka dërguar një let...
-
Kurti: Me Mbretërinë e Bashkuar na lidhin vlera e parime të përbashkëta demokratike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosovën dhe Mbretërinë e Bash...
-
Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19
Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes s...
-
Për 52 vjedhje të kryera, kosovari dënohet me 52 muaj burg
Janë zhdukur sende me vlerë totale prej mbi 370 mijë eurosh. Autori u dënua m...
-
Kurti ia nis nga zyrja e shtetit punës për formimin e qeverisë, synon ta bëjë për dy javë – a do t’i trokasë në dyer opozitës?
Në më pak se dy javë, Albin Kurti synon ta sigurojë shumicën e nevojshme për ...
-
Osmani pranoi letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e El ...
-
Avokati i Thaçit: Mbrojtja ka pak dëshmitarë, 4 ekipet ftojnë dëshmitarë ndaras
Avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka treguar se nëse Mbrojtja do...
-
I jepet lamtumira e fundit policit nga Kaçaniku
I është dhënë lamtumira e fundit policit dhe ish-ushtarit nga Kaçaniku, Muham...
-
Misetic: Provat e Speciales kundër Hashim Thaçit janë të dobëta, jam optimist dhe duhet të kemi aktgjykimin sa më shpejt
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, kroati Luka Misetic, në një ...