Sport

Katër klube luftojnë për sulmuesin e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 15 January 2020

Katër klube janë duke luftuar për të nënshkruar me sulmin e Milanit, Krzysztof Piatek në afatim kalimtar të janarit.

Siç shkruan Calciomercato polaku është lidhur me një largim nga Milani, në këtë afat kalimtar pas ardhjes së sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic, transmeton KosovaPress.

Sa i përket raportimeve të fundit, thuhet se katër klube, tre janë nga Anglia: Aston Villa, West Ham United dhe Tottenham Hotspur, një nga Gjermani: Bayern Leverkusen të cilët janë të interesuar për të nënshkruar me Piatek.

-Advertisement-

24 vjeçari u transferua tek Milan në janarin e vitit të kaluar, nga Genoa për një shumë rreth 38 milionë euro.

Që atëherë Piatek ka zhvilluar gjithsej 39 ndeshje në të gjitha garat duke arritur të shënoj 15 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera