Fokus

Katër gra vriten këtë vit në Kosovë, tre nga burrat e një nga vjehrri

Autori: Halil Berisha 14:41 | 07 August 2019

Një grua në Prizren u vra nga bashkëshorti i saj. Por, kjo nuk është vrasja e vetme e grave në Kosovë gjatë këtij viti.

Është vrasja e katër për tetë muaj.

Tri prej tyre, dyshohet se u vranë nga bashkëshortët e tyre, ndërsa njëra nga vjehrri, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Madje, kjo e fundit që u vra nga vjehrri, ka lënë pas vetës një vazjë 3-vjeçare.

Viktimat i takojnë moshave prej 27 e deri në 62 vjeç.

Vrasja e parë ndodhi me të filluar viti, shkruan gazeta inFokus.

63-vjeçari Jakup Jakupi, nga një fshat i Gjilanit, në natën e vitit të ri, duke festuar me armë zjarri, dyshohet se qëolloi gruan e tij, 62-vjeçare.

Ndërsa në Prishtinë, Hasan Krasniqi vrau gruan e tij, Hysnien 60-vjeçare dhe bashkëshortën e djalit, Remzien 27-vjeç./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera